Futboll

Aktrimi tragji-komik i Mario Mandzukiç në Kupën e Botës

Ashtu si gjethet që bien nga pemët në vjeshtë, në fund të çdo ndeshje futbolli që shkon në kohë shtesë, një lojtar do të shtrihet në fushë nga ngërçi. Zakonisht ndodh larg fokusit të kamerave, larg nga topi, kur papritmas ai është ulur atje, i shtrirë dhe i pa lëvizur. Është ngërçi! Ai shtrëngohet, sikur t’i mos kishte ndodhur asnjëherë më parë dhe nuk ka asgjë që ai mund të bëjë. Dikush shkon për ta ndihmuar atë. Nuk flet, vetëm belbëzon, "Ngërçi kam frikë"! dhe ai qëndron aty ku është i shtrirë. Të gjithë e dinë që ngërçi është shumë i dhimbshëm, por askush nuk e di nëse ngërçi që të kap në kohën shtesë është i vërtetë. Lojtarët që i kap ngërçi janë zakonisht në anën që fiton. Më përpara, shihje lojtarë nga ekipet kundërshtare që ndihmonin me streçing njëri-tjetri, si shokët e palestrës, dhe më pas ngriheshin duke ngritur çorapet Por kjo është një gjë e së shkuarës. Tani një tundje e koke dhe qëndron poshtë, duke thënë “është ngërç e shikoni”.

Në gjysmën e dytë të kohës shtesë në fitoren e vështirë të Kroacisë me Anglinë në gjysmëfinale të Kupës së Botës, lojtari që u bllokua nga ngërçi ishte Mario Mandzukiç, sulmuesi 32-vjeçar, i cili luan për Juventusin në Itali. Mandzukiç, si pjesa tjetër e ekipit të Kroacisë, kishte qenë i anashkaluar nga mediat britanike, sigurisht deri para fillimit të ndeshjes. Por, ai ka fituar më shumë trofe me klubet ku ka luajtur se të gjithë lojtarët e ekipit të Anglisë së bashku.

E gjithë çështja me Anglinë në këtë Kupë Bote ishte se dukej sikur nuk ishte ende gati në shumë drejtime.  Ekipi ishte i ri dhe lojtarët luanin pa presion por, pasi mundën Suedinë në një mënyrë të çuditshme të gjitha këto karakteristika premtuese dhe pozitive “dolën nga dritarja”. Shpejt njerëzit filluan të këndojnë spontanisht në trena. Tifozët shkaktuan trazira, boritë e makinave nuk pushonin së rëni gjithë natën. Shpresa dhe ëndrra e vjetër e anglezëve e shpalosur në shprehjen " Football it’s Coming Home" u rikthye në fjalorin e përditshëm dhe të gjithë filluan duke bërë plane për finalen dhe festën e fitores në Londër.

Mario Mandzukiç në duel me mbrojtësin e Anglisë Meguajër

Mandzukiç, është lloji i sulmuesit që mund ta humbasësh shumë lehtë brenda zonës. Natyrisht që ka lojtarë që pëlqejnë topin në këmbët e tyre, të cilët vendosin ritmin e ndeshjes, të japin pasime të gjata, apo të driblojnë kundërshtarët. Por ka edhe futbollistë të tjerë, të cilët janë mjeshtra të hapësirave të ngushta dhe shumë efektivë. Mandzukiç është një nga ata. Gjatë ndeshjes ju mbase nuk do e dëgjoni që t’i përmendet emri derisa në një moment, “Është Mandzukiç që gjuan”, ai është vetëm 6 metra larg porte duke goditur topin drejt katërkëndëshit normalisht me një prekje të vetme. Në prill sulmuesi i Juventus shënoi dy golat e parë në pjesën e parë të ndeshjes me dy goditje me kokë instiktive në fitoren e famshme 3-1 për Juventus ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve. Ai ishte njeriu i ndeshjes, edhe pse kishte nga ata që nuk ishin të sigurt nëse ai kishte qenë në lojë, për shkak se ishte gati i padukshëm për pjesën më të madhe të takimit, por gjithmonë i rrezikshëm kur vinte rasti.

Në gjysmëfinalen e "Rusi 2018", Mandzukiç nuk e preku topin deri në minutën e tetëdhjetë e tretë. Anglia kishte udhëhequr për pak më shumë se një orë, pas atij goli spektakolar të Kieran Trippier nga goditja e dënimit.

Por, në gjysmën e dytë, Kroacia mori frenat e lojës në dorë. Luka Modriç, i Real Madridit dhe Ivan Rakitiç, i Barcelonës, filluan të qarkullonin topin në këmbët e tyre. Ivan Perisiç, sulmuesi i Inter, shënoi një gol të zgjuar për të çuar ndeshjen në barazim dhe pastaj, pa asnjë paralajmërim, Mandzukiç merr topin në gjoks dhe gjuan drejt portës së Jordan Pickford.

Mandzukiç pas golit të shënuar kundër Anglisë (Foto nga Dan Mullan/Getty Images)

Nëntë minutat vendimtare të Mandzukiç, me një pozicionim të mirë në fushë, një seri e bllokimesh në mesfushë, përcaktuan deri në fundi të pjesës së parë të kohës shtesë. Perisiç, i cili ishte një dështim gjatë gjithë natës, filloi të ndërthurte krahët me Mandzukiç. Pas barazimit, kroatët u shtirën për njëfarë kohe. Kur Mandzukiç çaloi jashtë fushë në pesëmbëdhjetë minutat e fundit të lojës, ai uli pak tutat e tij të uniformës sikur të tregonte se për të ajo ndeshje kishte mbaruar, por kjo nuk ishte e vërtetë.

Pak minuta më pas, papritur ai ishte i shtrirë në bar. Ngërçi. Na vjen keq! Mandzukiç u ul në skaj të zonës së rreptësisë të Anglisë. Ai bëri një gjest ndërkombëtar si për të thënë  "Nuk është faji im". John Stones, Kyle Walker dhe Harry Maguire, tre qendërmbrojtësin e Anglisë, qëndronin mbi të, duke tentuar t’i ofronin një dorë për t’u ngritur. Por kroati vijonte me, “Nuk jam mirë, ngërçi djema”. Më pas Mandzukiç u ngrit në këmbë me vështirësi. Vijoi të vraponte për disa minuta, por megjithatë ai dukej të ishte i lënduar. U shtri përsëri përtokë, e njëjta gjë si para pak minutash. Mandzukiç ishte në telashe të vërtetë. Ndoshta mbrojtësit e Anglisë, mendonin se ai nuk ishte më një kërcënim, pasi në minutën e tetëmbëdhjetë të kohës shtesë, Walker bëri gabimin. Topi u shfaq në zonën e Perisic, i cili krosoi në zonën e Anglisë dhe për një çast, Mandzukiç kishte hapësirën që kishte nevojë dhe që kishte kërkuar për të gjithë ndeshjes. Nuk ishte shumë, vetëm pak metra hapësirë, por me këmbën e tij të majtë, ai shënoi.

Mandzukiç dhe Perisic pas golit të dytë për Kroacinë

Festa ishte e madhe dhe vazhdoi deri tek tifozët e Kroacisë dhe kamerat televizive, ku secili mori një tundje dhe filloi të përaqfonte njëri-tjetrin. Koha mbaroi pas kësaj, por Mandzukiç u shtri përtokë edhe të fundit për herë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë