Gazeta Si – Pak orë pas shpalljes së aktakuzës ndaj Donald Trump, Stormy Daniels, ylli i pornos që zbuloi se ishte paguar 130,000 dollarë – me fonde të supozuara nga fushata zgjedhore 2016 – për t’i mbyllur gojën për marrëdhëniet seksuale në një dhomë hoteli në Nevada dhjetë vjet më parë, ka marrë një sërë kërcënimesh për vdekje në mediat sociale, me email dhe me telefon.
“Numri i kërcënimeve nuk është më i madh se zakonisht, por këtë herë ato ishin jashtëzakonisht të dhunshme, – tha ai në një intervistë për britaniken “Times” të Londrës. – Në të kaluarën më quanin ‘kurvë’, ‘gënjeshtare’. Por tani ata thonë: ‘Do të të vrasim’”.
Stormy, ose Stephanie Clifford, thotë se është “e frikësuar, për herë të parë. Por unë hezitoj ta them këtë, sepse nuk dua gjak në ujë për tërhequr peshkaqenët. Dhe është veçanërisht e frikshme, sepse vetë Trump nxit dhunën dhe e inkurajon atë. I ka kthyer njerëzit kundër meje. Nuk kam frikë nga ai apo qeveria, por mjafton një mbështetës i çmendur që mendon se po bën punën e Zotit ose po mbron demokracinë”.
Daniels anuloi një intervistë me Piers Morgan për “TalkTv” dhe “Fox Nation” të premten mbrëma, për “arsye sigurie”.
Ajo nuk ka frikë të përballet me Trump në gjykatë. “E kam parë të zhveshur, nuk ka mundësi që të jetë më i frikshëm me rroba”.
Për gazetën “Times”, gruaja 44-vjeçare thotë: “Trump nuk është më i paprekshëm. Është një hakmarrje. Por ka një aspekt të hidhur: ai ka bërë gjëra shumë më të këqija, për të cilat duhet të ishte ndaluar shumë më shpejt. Unë jam plotësisht e vetëdijshme për çmendurinë e një ylli pornoje që e bën këtë. Por ka edhe diçka poetike në këtë. Kjo vaginë e i bëri pritë atij…” (një referencë për videon e prapaskenës së Access Hollyëood të vitit 2005, në të cilën Trump mburrej se “ka kapur gratë nga vagina”).
Trump do të mbërrijë me një avion të hënën nga Florida në Nju Jork, do të dalë në gjykatë të martën, ku do t’i merren shenjat e gishtërinjve dhe fotografitë e tij dhe një gjykatës do të lexojë aktakuzën.
“Është diçka monumentale, epike dhe unë jam krenare, – vazhdon Daniels, – por ana tjetër është se është kjo gjë do të vazhdojë t’i ndajë njerëzit dhe t’i mbledhë ata. Ai tashmë është larguar nga nxitja e një trazire (Kapitol Hill), pavarësisht se ka shkaktuar vdekje dhe shkatërrim. Cilido qoftë rezultati, ai do të shkaktojë dhunë, do të ketë të lënduar dhe vdekje. Ekziston mundësia që nga e gjithë kjo të dalë diçka e mirë, por në çdo rast do dalë shumë keq”.
Lajmi për aktakuzën erdhi si befasi për të. Ajo kishte fjetur pasdite, kishte dalë për shëtitje me kalin e saj. “Është qesharake, paradoksale… kali quhet Redemption (shpëtim nga mëkati, gabimi ose e keqja)”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.