Filma

Aktorët që do të luanin më së miri rolin e Babagjyshit në një film, sipas ChatGPT

Nga Richard Attenborough në "Miracle on 34th Street" deri te Kurt Russell në "The Christmas Chronicles" një numër aktorësh të famshëm kanë marrë rolin e Babagjyshit në filmat e suksesshëm ndër vite.

Por kush do të merrte rolin kryesor nëse Hollivudi do të bënte një film të ri me Babagjyshin?

Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje MailOnline iu drejtua ChatGPT.

Ndërsa e nis mendimin e tij duke thënë se përzgjedhja për një Babagjysh varet nga toni i zërit dhe lloji i filmit, ChatGPT jep 5 sugjerime, duke  thënë se "secili do t'i sillte një shije të ndryshme personazhit ikonik".

Në krye të listës është fituesi i çmimit Oskar, Tom Hanks, i cili ka luajtur më parë në klasikun e Krishtlindjeve, ‘The Polar Express’, edhe pse jo si Babagjyshi.

“I njohur për ngrohtësinë dhe shkathtësinë e tij, Tom Hanks mund të sjellë një perosnazh të vërtetë dhe tërheqës në rolin e Babagjyshit”, thotë ChatGPT.

Më pas është Morgan Freeman, i cili ChatGPT sugjeron se do të ishte perfekt për rolin falë zërit të tij të veçantë.

"Me zërin e tij të thellë, kumbues dhe praninë komanduese, Morgan Freeman mund t'i jepte një ndjenjë mençurie dhe autoriteti personazhit," shpjegoi ChatGPT.

Jim Broadbent, është sugjerimi i tretë i ChatGPT.

“Një aktor i talentuar, Jim Broadbent mund të mbushë Babagjyshin me sharm dhe humor.

Dhe ndërsa Kurt Russell ka luajtur tashmë Santa në The Christmas Chronicles, ChatGPT thotë se ai mund ta ringjallë rolin në një film të ardhshëm.

"Ai mund të jetë një zgjedhje e shkëlqyer për një babagjysh modern."

Së fundi, nëse ai do të ishte ende gjallë, ChatGPT thotë se Robin Ëilliams do të kishte qenë një babagjysh i madh.

“I njohur për gjenialitetin e tij komik dhe performancat e tij të ngrohta, Robin Williams mund të kishte sjellë një energji unike dhe të paharrueshme në rol”, shpjegoi AI.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë