Ekonomi

Aktiviteti i biznesit të Eurozonës ndaloi plotësisht në prill

Aktiviteti i biznesit të eurozonës thuajse ka ndaluar plotësisht muajin e kaluar teksa qeveritë e ndryshme që kishin vënë karantinimet për të ndaluar përhapjen e koronavirusit ishin detyruar të mbyllinin fabrikat, dyqanet, restorantet, dhe gjithë aktivitetet rekreacionale.

Koronavirusi ka infektuar rreth 3.6 milionë njerëz në botë dhe ka vrarë më shumë 250,000. Aktiviteti ekonomik ka rënë në mënyrë të skajshme dhe zinxhirët e furnzimit janë goditur masivisht.

Për të luftuar impaktin ekonomik, Banka Qëndrore Europiane është zotuar të blejë më shumë se 1 miliardë euro në aktive këtë vit dhe qeveritë kanë planifikuar qindra miliardë euro në planet e shpenzimeve për të mbështetur bizneset dhe familjet.

Por këto përpjekje kolektive mbase nuk janë të mjaftueshme.

Treguesi Purchasing Manager’s Index (PMI) i eurozonës (PMI është një indikator ekonomik që tregon situatën apo shëndetin ekonomik të sektorëve të caktuar të ekonomisë) ka rënë në mënyrë të skajshme në 13.6 në prill nga vlerësimi i rëndë që kishte rezultuar prej marsit me 29.7. Ky sipas analistëve përbën vlerësimin më të ulët që kur ky indikator ka nisur të realizojë vlerësimet, pra që prej 1998-s.

Ky vlerësim është fare pak më mirë se parashikimi që ishte bërë se ky vlerësim mund të dilte 13.5 por askund afër vlerës 50 që përbën ndarjen midis rritjes dhe kontraktimit ekonomik.

“Shkalla e rënies ekonomike e eurozonës provohet gjithashtu e nga rëniet rekord të çdo vendi të anketuar në prill, me prodhimin e rënë në nivele të papreçedentë përgjatë gjithë sektorëve prodhues e të shërbimeve të rajonit.”, shprehet Chris Williamson, ekonomist drejtues në IHS Markit, kompanisë që realizon treguesit PMI.

“Me një pjesë të madhe të ekonomisë të paralizuar teksa numri i infeksioneve të covid-19 po merrte hov, të dhënat ekonomike për prillin nuk do mënd që do të ishin të këqija, por shkalla e rënies është shokuese”, shton ai.

Williamson gjithashtu thotë se dhe indikatorët e perspektivës së të ardhmes afatshkurtër gjithashtu ishin të zymtë duke indikuar kështu se GDP-ja mund të tkurret këtë tremujor me 7.5%. Por një raport e survejim i Reuters gjatë muajit të kaluar ishte akoma e më i zymtë duke e vlerësuar tkurrjen për këtë tremujor në 9.6%.

Kërkesa thuasje ishte ezauruar e tëra muajin e kaluar si rezultat i shqetësimit të konsumatorëve për shëndetin dhe perspektivat e vendeve të punës së tyre, pavarësisht faktit se firmat e ndryshme i kishin ulur çmimet në vlera rekord sipas survejimeve të ndryshme.

Këto shqetësime nuk janë të pabaza. Rastet e reja me koronavirus dhe fatkeqsisht e vdekjet vazhdojnë e raportohen çdo ditë si dhe indeksi i papunësisë ka rënë në 33.4 nga 42.2.

Me gjithë këto pjesë të ekonomisë të mbyllura sektori dominant i industrisë të bllokut ka ngelur i gjymtuar rëndë së bashku me aktivitetin ekonomik që thuasje është pushuar totalisht. PMI e sektorit të industrisë së eurozonës gjithashtu ra në nivel rekord të ulët prej 12.0 nga 26.4 që ishte në mars.

Disa vende në rajon kanë nisur me ngadalë e kujdes të lehtësojnë masat e tyre karantinuese, e si rezultat optimizmi është përmirësuar pakëz. Indeksi i pritshmërive të sektorit të shërbimeve tek bizneset është rritur në 34.3 nga niveli i ulët i marsit prej 33.5.

“Ndonëse niveli i ulët ekonomik mund të vij duke u përmirësuar lehtazi gjatë mujave të ardhshme, ne nuk shikojmë shënja të qarta të rimëkëmbjes gjer në gjysmën e dytë të vitit, si dhe ka gjasa të vazhdojë kështu për sa kohë prodhimi i brendshëm që është humbur nga shpërthimi i koronavirusit të rifitohet”, paralajmëron Williamson.       

Burimi: Reuters  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë