Aktiviteti fizik dhe aerobia mund të ulë rrezikun e vdekjes nga gripi dhe pneumonia me 48%, sipas një studimi të publikuar të martën në British Journal of Sport Medicine.
Të rriturit duhet të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik të moderuar për dy ose më shumë ditë për forcimin e muskujve.
Studimi u mbështet në të dhënat e më shumë se 570,000 njerëzve që u bënë pjesë e Anketës Kombëtare të Shëndetit në SHBA midis 1998 dhe 2018. Pjesëmarrësit u pyetën për zakonet e tyre të aktivitetit fizik dhe u kategorizuan në grupe bazuar në kohën që kalonin duke bërë aktivitet fizik.
Mesatarisht, të anketuarit u monitoruan për nëntë vjet pas anketës fillestare. Kishte 1,516 vdekje nga gripi ose pneumonia në atë kohë.
Përmbushja e të dy rekomandimeve për aktivitetin fizik dhe aerobinë zvogëlon rrezikun e lidhur me vdekjen nga gripi ose pneumonia pothuajse në gjysmë, por edhe nëse nuk mund të arrini sasinë e rekomanduar, disa aktivitete mund të ofrojnë më shumë mbrojtje se asnjë, sipas studimit.
“Ne zbuluam gjithashtu se çdo nivel i aktivitetit fizik dhe aerobik, edhe në sasi nën nivelin e rekomanduar, ul rrezikun e vdekjes nga gripi dhe pneumonia, në krahasim me mos kryerjen e aktivitetit”, thotë Bryant Webber, epidemiolog.
“Këshilla jonë për të gjithë, pavarësisht nga mosha apo sa mundësi kanë, çdo njeri duhet të lëvizë më shumë dhe të qëndrojë ulur më pak”, thotë Webber.
Por as shumë aktivitet nuk bën mirë. Përmbushja e objektivit të dy ose më shumë seancave uli ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë, por marrja e shtatë ose më shumë seancave u shoqërua me një rritje prej 41% të rrezikut të vdekjes nga gripi ose pneumonia, tregoi studimi.
Sidoqoftë, ky ishte një studim vëzhgues, vunë në dukje studiuesit, që do të thotë se studimi nuk e zbuloi se çfarë shkakton ose parandalon vdekjet, vetëm cilët faktorë ishin të lidhur me një nivel rreziku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



