Gjatë tremujorit të tretë të vitit, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë është 52.815 lekë, duke u rritur me 1,8 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.
Por pabarazia në paga sipas sektorëve dhe grupprofesioneve vijon të ketë një hendek shumë të madh.

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të tretë 2020, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 93,6 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin e Bujqësi, pyje dhe peshkim është 36,6 % më e ulët. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2020 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Aktivitete të pasurive të paluajtshme; Aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike; Aktivitete të shërbimeve administrative dhe mbështetëse, ka rritjen më të madhe prej 4,3 %, ndërsa Bujqësia, pyjet dhe peshkimi ka një ulje prej 8 %.

Gjatë tremujorit të tretë 2020, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 77,5 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (Profesione elementare) është 39,7 % më e ulët. Paga për grup-profesionin e Punonjësve të shitjeve dhe të shërbimeve ka rritjen më të madhe prej 2,6 % gjatë tremujorit të tretë 2020, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa për grup-profesionin e të punësuarve si Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë ka një ulje, prej 4,3 %.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



