Nga Gazeta Si- Aktivistë të shoqërisë civile nga Italia dhe Shqipëria janë bërë bashkë në një protestë para Kryeministrisë kundër marrëveshjes së Italisë dhe Shqipërisë për të vendosur emigrantët e vendeve të treta në një kamp në Gjadër. Protesta vjen teksa marrëveshja është e ngrirë dhe kampi është pothuajse i boshatisur.
Të rinjtë shprehen kundër këtyre kampeve duke thirrur në kor “marrëveshja ilegale, rezistenca globale”.
Sipas protestuesve, marrëveshja përbën një kërcënim për lirinë e lëvizjes dhe të drejtën për azil.
Pas Kryeministrisë, protestuesit janë drejtuar për në ambasadën italiane ku gjithashtu kanë protestuar.
Kjo është dita e dytë e kësaj proteste pasi të njëjtën aktivistë protestuan ditën e dielë në Shëngjin dhe në Gjadër.
Ky reagim vjen shumë kohë pas mbërritjes së dy grupeve të emigrantëve nga vende afrikane në vendin tonë të cilët u rikthyen në Itali pasi Gjykata italiane e cilësoj si të paligjshëm qëndrimin e tyre në Gjadër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.