Ngjarje

Aksioni për hapësirat publike, IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë

Nga Gazeta Si- 17 334 m² sipërfaqe është liruar në Tiranë pas aksionit të lirimit të hapësirave publike.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) bën me dije se gjatë këtyre ditëve të aksionit janë njoftuar 1428 subjekte, janë bërë 352 çmontime vullnetare si dhe 32 akt konstatime kundravajtje.

Në kryeqytet ky operacion është fokusuar fillimisht në akset kryesore, por pritet të shtrihet në të gjitha lagjet dhe zonat periferike.

“Vijon lirimi i hapësirave publike në akset kryesore, për të vijuar më tej, në çdo cep të qytetit”, shkruan IMT Tiranë në një deklaratë zyrtare.

Kjo nismë vjen pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, i cili pas vizitave në disa bashki të vendit, kërkoi ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e hapësirave publike, si dhe një “rifreskim” të administratës vendore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë