Ngjarje

Aksioni në kampin MEK, muxhahedini akuzon: Na vranë vëllain tonë me gaz. Nuk jemi terroristë

Gazeta Si - Banorët e kampit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit janë konfliktuar me forcat e policisë për shkak të kontrolleve që po bëhen me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ata kanë pretenduar se një banor i kampit është vrarë dhe disa janë plagosur. Një prej muxhahedinëve të strehuar në Manzë ka thënë se nuk kanë bërë asgjë për të pasur këtë bastisje nga policia, ndërsa shtoi se kampi i MEK s’ka lidhje me sulmet kibernetike.

“Policia në mëngjes me qindra makina u fut brenda pa asnjë lajmërim dhe vrau vëllanë tonë, Alie Mustasharin. Çfarë borxhi kemi ne? Çfarë kemi bërë ne? Çfarë veprimi kemi bërë ne? Ne jemi arratisur nga vendi ynë. Ata rrethuan kampin, sulmuan vëllain tonë. Ata përdorën gaz afër vëllait tonë. Një muxhahedin u vra. Dhe disa vëllezër dhe motra i arrestuan e i futën në makinën e tyre. Ne çfarë krimi kemi bërë? Nuk dimë asgjë. Ne jemi refugjatë. Ne nuk kanë treguar asgjë, asnjë letërnjoftim. Nuk ka asnjë të rrezikshëm brenda kampit tonë, kjo është propagandë. Sot ishte përvjetori i rezistencës iraniane, ata në këtë ditë sulmojnë bazën kryesore të muxhahedinëve në Shqipëri. Nuk kemi lidhje me sulmet kibernetike", tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë