Drejtësia

Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet italiani në Portin e Durrësit

Një italian është arrestuar nga policia e Durrësit në port, lidhur me skemat e mashtrimit me Call Center që u zbuluan në Tiranë pak javë më parë.

Italiani C. N., është vënë në pranga në Portin e Durrësit, teksa po tentonte të largohej nga vendi.

Një muaj më parë Prokuroria e Posaçme njoftoi se në pranga kanë rënë 8 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 3 vëllezër lidhur me operacionin, ndërkohë që të paktën 28 objekte janë kontrolluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit.

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë