Ka ndodhur

Aksidenton me makinë mbesën në oborrin e shtëpisë, ndërron jetë 2-vjeçarja në Krujë

Gazeta Si – Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Krujë, ku një person, duke i dhënë makinës në oborrin e shtëpisë së tij ka përplasur për vdekje mbesën e mitur. Kjo e fundit fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.

“Më datë 05.02.2024, në Mallkuç, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ka aksidentuar mbesën e tij të mitur, dy vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë