Ka ndodhur

Aksidentoi për vdekje policin, arrestohet 27-vjeçari në Fier

Gazeta Si – Një 27-vjeçar me iniciale G.H., u arrestua në Fier, pasi aksidentoi mbrëmjen e së dielës për vdekje punonjësin e policisë, Agron Saba, 58 vjeç. Ky i fundit shërbente në stacionin e Policisë në Patos.

Ngjarja ndodhi në aksin Patos-Fier dhe sipas asaj që njoftoi policia, Saba ishte në drejtimin e një makine “Opel” kur u përplas me “Benz”-in e të riut. Plagët që mori ishin të rënda dhe për pasojë ai humbi jetën.

G.H. u arrestua në kushtet e flagrancës dhe akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë