Ka ndodhur

Aksidentoi për vdekje bashkëfshatarin, autori tenton vetëvrasje nga qelia

Mhill Gega, i cili aksidentoi për vdekje bashkëfshatarin e tij, Mark Gjeta në fshatin Bungaj të Mirditës ka tentuar vetëvrasjen në paraburgimin e Shënkollit.

Ngjarja ndodhi më 17 shkurt në Mirditë pas një debati mes autorit dhe viktimës.

Familjarët mësohet të jenë shprehur se 55-vjeçari ka tentuar të presë damarët e dorës dhe është dërguar për mjekim në spital.

Mhill Gega është vënë nën akuzë për vrasje me dashje dhe më datë 20 shkurt Gjykata e Lezhës caktoi ndaj tij masën “arrest me burg”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë