Ka ndodhur

Aksidentoi për vdekje 8-vjeçaren nga Sllovakia, arrestohet 18-vjeçari

Gazeta Si- Një ditë pas aksidentit tragjik, ku një 8-vjeçare nga Sllovakia humbi jetën në zonën e Gjirit të Lalëzit, është arrestuar 18-vjeçari që drejtonte mjetin.

Policia e Durrësit njoftoi ktë të hënë se Genci Gjura është arrestuar në flagrancë për akuzën “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Aksidenti u shënua të dielën në mbrëmje kur automjeti tip “Audi” i drejtuar nga 18-vjeçari përplasi vajzën 8-vjeçare, e cila po përpiqej të kalonte nga një krah i rrugës te tjetri.

Mësohet se viktima kishte ardhur së bashku me familjen e saj për të kaluar pushimet në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë