Nga Gazeta ‘SI’ – Policia ka arrestuar Mark Macaj, drejtuesin e furgonit që shkaktoi dje vdekjen e 56-vjeçarit P.N në superstradën Lezhë-Milot, pranë mbikalimit të Ishull-Shëngjinit.
Ndaj tij, është ngritur akuza “Shkelja e Rregullave” të qarkullimit rrugor, pasi nga hetimet paraprake, dyshohet se furgoni është futur në parakalim, duke sjellë dhe përplasjen e fortë me motorçikletën.
Si pasojë e aksidentetit, mbeti i vdekur 56-vjeçari Pavlin Ndoj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.