Nga Gazeta Si – Ilia Vreto, 49-vjeçari i cili aksidentoi me pasojë vdekjen një 39-vjeçar në aksin Korçë-Pogradec dhe më pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, është vënë në pranga.
Mbrëmjen e djeshme, Ilia Vreto në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Lumalas, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin O. Zh., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Drejtuesi i automjetit u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, por u kap më pas nga policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




