Ka ndodhur

Aksidentoi për vdekje 15-vjeçarin, arrestohet drejtuesi i makinës

Gazeta Si – Një 34-vjeçar me iniciale T.N., është arrestuar në flagrancë, pasi duke drejtuar makinën ka përplasur për vdekje një 15-vjeçar me iniciale O.M., i cili po udhëtonte me motor.

Plagët ishin shumë të rënda për adoleshentin, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Së bashku me të, në motomjet udhëtonte një bashkëmoshatar i tij, i cili është dëmtuar dhë dërguar në  spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Belsh-Marinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë