Ka ndodhur

Aksidentoi me makinë fëmijën 3 vjeç, arrestohet i riu nga Ksamili

Gazeta Si - Një 22-vjeçar me iniciale M.M., është arrestuar, pasi të shtunën, ka aksidentuar në rrugë një fëmijë 3 vjeç, teksa drejtonte makinën tip “Hyndai”.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 12:10, në lagjen nr.1, Sarandë.

Policia thotë se fëmija ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë ku, po merr mjekim të specializuar.

Arrestimi i 22-vjeçarit nga Ksamili u krye nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Sarandë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë