Gazeta Si - Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Laç-Lezhë pranë mbikalimit të Patokut.
Policia thotë se një automjet ka përplasur një grua deri tani të paidentifikuar, duke e lënë të vdekur në vend.
Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë. Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa policia e grupi hetimor janë ne vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë.
Paraprakisht dyshohet se viktima ka prerë rrugën gjatë kalimit nga një krah në krahun tjetër.
“Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë – Lezhë, në vendin e quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, Kurbin, në hapësirën ndërmjet trafikndarësve, është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar, e cila dyshohet të jetë aksidentuar nga mjetet në lëvizje në këtë aks rrugor“, njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.