Ka ndodhur

Aksidentohet një 15 vjeçar në Elbasan

Një 15-vjeçar është plagosur pasi është përplasur nga një automjet në Elbasan.Mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin K. Z., 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin e mitur K. H., 15 vjeç. Informacionet zyrtare kanë bërë me dije se aksidenti ndodhi në rrugën Gostimë-Mollas, fshati Mollas.

15-vjeçari është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë