Ka ndodhur

Aksidentohet me motor, humb jetën 62-vjeçari në Divjakë

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Mërtish të Divjakës në Lushnjë, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën.

Viktima me iniciale A.K., nga Lushnja po udhëtonte me motor kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, duke humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë