Gazeta Si – Tre punonjës policie kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti automobilistik që ndodhi në fshatin Frakull e Madhe në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Një automjet tip “Land Rover”, i drejtuar nga S.B., është përplasur me makinën e policisë tip “Skoda”, ku udhëtonin oficerët.
Për pasojë mbetën të plagosur tre efektivët e policisë, H.K., E.Gj. dhe G.S, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




