Ka ndodhur

Aksidentohet automjeti i zjarrfikëses në Shkodër, plagosen dy punonjës

Gazeta Si - Një automjet i zjarrfikëses është përfshirë në një aksident në Shkodër mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Vukatanë.

Sipas policisë, mjeti zjarrfikës doli nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi. Për pasojë, drejtuesi K.M. 30 vjeç dhe pasagjeri R.K., të dy zjarrfikës, pësuan dëmtime, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë