Ka ndodhur

Foto / Aksidentohet autobusi shqiptar në Kroaci, një i vdekur dhe 9 të plagosur

Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar pak para mesnate në Kroaci, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosur 9 të tjerë.

Aksidenti është regjistruar në aksin Split-Zagreb, kur autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të rrugës.

41-vjeçarin Gazmir Korbi, një prej shoferëve të autobusit, i cili nuk ishte duke i dhënë mjetit në kohën kur ndodhi aksidenti ka humbur jetën. Ndërkohë, ambasadori shqiptar në Zagreb, Riza Poda tha se kishte pasur kontakte me të plagosurit që ndodhen të shtruar në dy spitale, atë të Ogulinit dhe Karlovacit.

Ndërkohë, 9 pasagjerë, përfshi këtu dhe shoferin që drejtonte mjetin, janë plagosur dhe ndodhen në spital. Po ashtu ambasadori pohoi se një grua ndodhet në gjendje të rëndë, në reanimacion, në spitalin e Ogulinit.

Aksidenti bllokoi përkohësisht autostradën në drejtim të Zagrebit, teksa ndërhyrja e autoriteteve bëri të mundur hapjen e aksit për qarkullim.

Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë bora në rrugë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë