Ka ndodhur

Aksidentohen tre mjete në aksin Elbasan-Peqin, katër të lënduar

Një aksident ka ndodhur pasditen e të hënës në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Në fshatin Bishqem janë përplasur tre mjete, përkatësisht mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., rreth 30 vjeç, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I.V., rreth 40 vjeç dhe makina tjetër tip  “Fuoristradë” me drejtues shtetasin A.T., 57 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë lëndime dy pasagjerët e mjetit tip “Foristradë” dhe dy drejtuesit e mjeteve tip “Benz”, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë