Tre persona kanë mbetur të plagosur mesditën e të hënës në një aksident në tunelin e Elbasanit, ku u përfshin dy automjete.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:15, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan brenda në tunel. Mjeti tip “Ford “, me drejtues shtetasin V.L., 36 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin O.Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip “Ford” dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pas aksidentit, është krijuar trafik në sensin rrugor Elbasan-Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punojn për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




