Gazeta Si – Një automjet ka shpërthyer në flakë mëngjesin e kësaj të diele në Lezhë, pasi është përplasur me një tjetër makinë.
Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i Rrilës. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, po vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 09:20, tek kryqëzimi i Rrilës janë përplasur automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin P. Q., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. T. Si pasojë e përplasjes automjeti me drejtues shtetasin P. Q., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht. Nga përplasja dhe përfshirja në flakë e njërit prej automjeteve ka vetëm dëme materiale”, informon policia.
Grupi hetimor sakaq ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.