Gazeta Si – Aksidenti i të mërkurës me 2 viktima në tunelin Kalimash-Morinë, ka një autor të dyshuar si shkaktar dhe policia tha se ai është 48-vjeçari me inciale A.B., i cili është arrestuar.
Policia njofton se 48-vjeçari ka qenë duke drejtuar makinën tip “Benz” në tunelin e Kalimashit kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka përplasur makinën tip “Ford” me drejtues qytetarin me iniciale S.O. dhe autobotin tip “MAN” me drejtus shtetasin me iniciale SH.S.
Nga ky aksident humbën jetën drejtuesi i mjetit tip “Ford”, shtetasi S. O., dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. O., të dy banues në Kosovë.
Gjithashtu, nga aksidenti janë dëmtuar shoferi i “Benzit”, pasagjerja në këtë automjet, 26-vjeçarja me iniciale K. B., dhe pasagjeri tjetër në makinën tip“Ford”, shtetasi I. L., 44 vjeç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




