Nga Gazeta Si- Policia Rrugore e Tiranës ka zbardhur dinamikën e aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin Vorë Fushë-Krujë, ku humbën jetën katër të rinjtë.
Automjeti me të cilin udhëtonin 4 të rinj fillimisht ka parakaluar 2 kamionë dhe më pas kanë hyrë sërish në korsinë e tyre, moment që pak sekonda më vonë janë përplasur me betonieren e ndaluar në rrugë por sipas policisë pa ndezur bllokazhin.
Referuar dëshmisë së shoferit 24-vjeçar, Aleksandër Krrashi ka deklaruar se sapo ka hyrë në rrugën kryesore pasi ka dalë nga vendi i punës, i është fikur mjeti pasi sipas tij kishte mbaruar nafta.
Drejtuesi 24-vjeçar i betonieres ka deklaruar se kishte shkuar tek një karburant aty pranë për të marrë naftë dhe se kishte harruar të ndizte bllokazhin.
Sipas zbërthimit të dinamikës së ngjarjes, hetuesit kanë ngritur dyshimet se shkak i aksidentit fatal kanë qenë dy faktorë, shpejtësia tej normave të lejuara nga mjeti tip Benz, deri në 200 km/orë, si dhe mungesa e fushëpamjes, kur mjeti “Benz” ka parakaluar dy kamionët e tjerë dhe nuk ka mundur të shohë betonieren e ndaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.