Bota

Aksidenti tragjik në Brazil, nxirren nga rrënojat e avionit trupat e 62 viktimave

Gazeta Si – Nxirren nga vendi i aksidentit të gjithë trupat e viktimave të shkaktuara pas rrëzimit të avionit në shtetin brazilian të São Paulos.

Ekipet e kërkim-shpëtimit punuan për të gjetur dhe identifikuar viktimat e tragjedisë, pasi aeroplani i linjës ajrore “Voepass” u rrëzua në qytetin e Vinhedos.

 avion ndodheshin 58 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit, të cilët fatkeqësisht humbën jetën të gjithë.

Trupat e 35 meshkujve dhe 28 femrave u dërguan në një morg në qytetin e São Paulo, ku do të identifikohen dhe do t’u jepen familjeve.

Dy nga viktimat, piloti dhe bashkëpiloti tashmë janë identifikuar. Kapiteni Danilo Santos Romano, 35 vjeç, ishte viktima e parë e identifikuar.

Anëtarët e familjes do të qëndrojnë në një hotel në qytet për të ndihmuar në identifikimin e viktimave. Për identifikimin e trupave ekipet po mbështeten në një numër faktorësh.

Këtu përfshihen dokumentet dhe pozicioni i trupave në lidhje me ndenjësen, si dhe telefonat celularë të gjetur pranë disa prej viktimave.

Pamjet nga momenti i rrëzimit tregojnë avionin që bën rrotullime të çuditshme dhe më pas bie në tokë duke shpërthyer në flakë.

Sipas zyrtarëve, hipoteza më e mundshme deri tani është ajo e akullit. Rezulton të ketë pasur një paralajmërim meteorologjik për akull në lartësinë deri në 6.400 metra mbi nivelin e detit dhe përpara aksidentit, ATR po fluturonte në 5.200 metra lartësi, sipas mediave të huaja.

Akulli është i rrezikshëm sepse përveçse rëndon avionin, ai nxjerr jashtë funksionit edhe disa prej sistemeve të tij.

Një ekspert i aviacionit civil sakaq, kapiteni Ross Aimer, mendon se duhet parë edhe mundësia e një problem në motor, një keqfunksionim i pajisjeve të fluturimit apo humbja e një pjese të rëndësishëm të avionit në ajër, si psh rënia e një pjese të krahut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë