Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti i djeshëm pranë vendit të quajtur “Shkalla e Tujanit”.
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital një prej dy të plagosurve.
Si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën pasagjerja e mjetit, Defa Kaloshi, 73 vjeç, nëna e drejtuesit të mjetit.
Dje humbi jetën edhe Hider Daci, i cili po ashtu pasagjer. Ndërkohë që në gjendje të rëndë është edhe pasagjeri tjetër që udhëtonte me këtë makinë. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, Neki Kaloshi, i cili duke drejtuar një “Land Rover”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme rreth orës 15:00 kur një makinë që po lëvizte pranë një kantieri ndërtimi humbi kontrollin.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




