Ka ndodhur

Aksidenti te ‘Kodra e Diellit’, humb jetën në spital njëri prej këmbësorëve

Gazeta Si – Begzan Hysa, 60-vjeçari i cili mbeti i lënduar pasditen e djeshme nga një aksident në zonën e “Kodrës së Diellit”, ka ndërruar jetë në spital.

Viktima nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra, pasi kishte shumë fraktura në trup nga aksidenti i rëndë i shkaktuar nga 29-vjeçarja Elinta Garo.

Kjo e fundit, pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte, përplasi fillimisht 27-vjeçaren A.T., dhe më pas çiftin e bashkëshortëve Begzan dhe Valetina Hysa.

Dy të plagosurat e tjera jnë jshtë rrezikut për jetën sipas policisë, ndërsa drejtuesja e mjetit u arrestua mëngjesin e kësaj të marte për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas burimeve paraprake, Garo, pasi përplasi të renë, ka tentuar të ndryshojë drejtimin e mjetit, duke aksidentuar edhe çiftin Hysa.

Shkak i aksidentit, i cili u regjistrua pranë Kopshtit Botanik rreth orës 19:00 të së hënës, dyshohet të jetë bërë shpërqëndrimi i 29-vjeçares nga përdorimi i telefonit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë