Ka ndodhur

Aksidenti në Sukth, ndërron jetë i mituri 16-vjeçar

I mituri 16-vjeçar humbi jetën nga aksidenti që ndodhi ditën e djeshme rreth orës 18:00 pasdite në Sukth, ku u përplasën dy automjete të tipit “Renault” dhe “Benz”dhe mbetën të plagosur katër persona.

Viktima është identifikuar si F.O dhe ka ndërruar jetë pas disa orësh në spital.

Burime Zyrtare nga Policia bëjnë me dije se ai ishte drejtues i mjetit tip “Renault.”

Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë