16 udhëtarë që ishin duke udhëtuar nga Kosova me autobusin e kompanisë “Zhitia Turist” e që u aksidentua të martën në mbrëmje (11 janar) në afërsi të Krushevcit, Serbi, kanë vazhduar rrugën për ku ishin nisur.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës përmes një njoftimi të mërkurën(12 janar), ka treguar se përpos njërit që ka siguruar transport privat, të gjithë të tjerët kanë vazhduar rrugën për në Slloveni.
“MPJD-ja me të pranuar informacionin, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd ka komunikuar me autoritetet për ngjarjen dhe për të lënduarit dhe zyrtarët nga Zyra jonë Ndërlidhëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Në funksion të ofrimit të asistencës dhe përkujdesjes institucionale, zyrtarët tanë i kanë vizituar të lënduarit edhe në Qendrën Spitalore. Nga komunikimi me Qendrën Spitalore ku ishte ofruar ndihma e parë, si dhe nga vizitat dhe bashkëbisedimi me të lënduar, në autobus me rastin e aksidentit kanë qenë 78 udhëtarë dhe prej tyre 16 kanë pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Kryeministri Albin Kurti në fillim të mbledhjes së Qeverisë tha sot(12 janar) se institucionet janë në kontakt të vazhdueshëm dhe se do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të ndihmuar të lënduarit nga ky aksident, duke sqaruar se ata janë jashtë rrezikut për jetë.
“Sipas informatave, fatmirësisht të gjithë udhëtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë. Është koha e kthimit të mërgatës sonë drejt vendeve ku ata jetojnë dhe punojnë. Shpirtërisht jemi me ta, derisa ata kalojnë mijëra kilometra këto kohë të acarta të dimrit”.
Sakrifica, kontributi, mundi i tyre për të qëndruar sa më afër familjarëve në Kosovë është për t’u admiruar. Urojmë që udhëtimet e tyre të jenë sa më të lehta e më të sigurta dhe u urojmë urim sa më të shpejtë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.