Prokuroria në Slavonski Brod ka ngritur një aktakuzë ndaj një shtetasi të Kosovës për aksidentin e rëndë në verën e vitit të kaluar, ku vdiqën 10 mërgimtarë nga Kosova.
Shoferi 52-vjeçari akuzohet se më 25.07.2021 rreth orës 6 të mëngjesit, duke besuar në mënyrë të pakujdesshme se nuk do të rrezikonte, ktheu kokën duke shikuar nga pjesa e pasme e autobusit ku kishte dëgjuar zhurmë dhe më pas nuk kishte qenë në gjendje të ndiqte drejtimin e autobusit.
Ai nuk kishtë vënë re që autobusi kishte kaluar në korsinë e ndalimit emergjent e më pas në bar në anën jugore të rrugës derisa goditi një tabelë me pjesën e përparme.
Shoferi akuzohet se më pas mori kthesën majtas dhe frenoi, duke shkaktuar rrëshqitjen e përmbysjen e autobusit, ku vdiqën dhjetë persona dhe u lënduan 44 tjerë, prej tyre 15 veta në gjendje më të rëndë.
Aksidenti ndodhi më 25 korrik të vitit të kaluar, ku autobusi me targa të Kosovës u aksidentua në autostradën A3.
Fillimisht u spekulua se shoferin e kishte zënë gjumi në timon, por avokati i tij e mohoi këtë. Shoferi i autobusit u mor në pyetje dhe u mbajt në paraburgim pas aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.