19-vjeçarja Denisa Doku është lënë në “arrest shtëpie” lidhur me aksidentin fatal që ndodhi të shtunën (5 dhjetor) në rrugën “Demokracia” në Kamëz, si pasojë e të cilit ka vdekur 22-vjeçarja Alida Spahiu.
Masa e sigurisë “arrest shtëpie” i është dhënë me kushtin e heqjes së patentës deri në përfundim të hetimit gjyqësor.
19-vjeçarja Denisa Doku, po drejtonte makinën tip “Smart” kur ndodhi aksidenti që i mori jetë 22-vjeçares pasagjere, Alida Spahiu.
Prindërit e vajzës që ka ndërruar jetë deklaruan në gjykatë se nuk duan Denisa të ndiqet penalisht. 19-vjeçarja e cila ndodhet në spital pasi mori plagë nga aksidenti, sipas dëshmisë së familjarëve është kunata e Alida Spahiut, që ndërroi jetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




