Stërvitje e instinkt, kurajo e kthjelltësi: ka gjithçka të tillë në rrëfimin e doktorit Ian Roberts e të ish-pilotit Alan van der Merwe, anëtarë të ekuipazhit të Medical Car që ndiqte grupin e makinave menjëherë pas startit të Çmimit të Madh të Bahrein. E pastaj faktor është edhe adrenalina që katapultoi Romain Grosjean jashtë celulës së sigurisë së makinës së tij Haas në flakë e – pa harruar – një dozë të madhe fati…
“Po ndiqnim grupin e makinave pas startit. Pamë një flakë e kur arritëm në vendngjarje një skenë të pabesueshme: gjysmën e makinës me drejtim të kundërt në pistë e pastaj një re tymi përtej barrierave. Pashë Romain që tentonte të dilte, duhet ta ndihmonim. Një komisar përdori fikësin që kishte sasinë e duhur për të ulur flakët ndërsa Grosjean po lirohej për të kapërcyer guard rail. Ishte shumë i tronditur e xhami i kaskës ishte i deformuar nga nxehtësia. Duhet ti hiqnim kaskën për të kontrolluar gjendjen e tij. Ndjente dhimbje në një këmbë e tek duart për shkak të përplasjes e djegieve”.

Në dëshminë e tij Alan van der Merëe, ish-pilot e prej një dekade pilot i Medical Car, ka nënvizuar stërvitjen të cilës i nënshtrohet skuadra mjekësore e Botërorit, si vendimtare në ndërhyrjen efikase në makinën e Grosjean: “Përgatitemi në mënyrë skrupuloze, edhe duke bërë simulime, por kjo gjë ishte e çmendur: të arrije në atë pikë sa të shihje gjysmën e makinës pa kuptuar ku ishte tjetra e një flakë të madhe, beh… është çështje sekondash, vendimesh të shpejta. Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë. Ishte diçka e re dhe e panjohur. Në ato momente përgatitja duhet, por pjesën tjetër e bën instinkti e shpejtësia e mendimit. Mjaftonte shumë pak, një vonesë dhe gjithçka mund të kishte shkuar shumë keq”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




