Ka ndodhur

Aksidenti në aksin Lushnjë-Fier bllokon trafikun, 2 persona të lënduar

Gazeta Si - Një aksident i ndodhur mesditën e kësaj të shtune në autostradën Lushnjë-Fier, ku dy persona janë lënduar, ka shkaktuar trafik të rënduar automjetesh dhe radhë të gjata makinash.

Shkak është bërë përplasja e tre mjeteve në afërsi të kryqëzimit të quajtur “Pushimi i Shoferit”.

Policia në vendngjarje po dokumenton ngjarjen, ndërsa është duke disiplinuar trafikun. Mësohet se trafiku i rënduar për disa kilometra shkon deri në afërsi të Savrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë