Ka ndodhur

Aksidenti i rëndë në Thumanë, një i vdekur dhe 3 të plagosur rëndë nga përplasja e dy makinave

Nga Gazeta Si- Një aksident i rëndë me bilanc një të vdekur dhe 3 të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e vjetër Thumanë- Fushë Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Borizanës.

Dy automjete tip “Mercedes” janë përplasur e për pasojë është regjistruar bilanci tragjik.

Nga hetimet paraprake, rezulton se M. K., është drejtuesja e njërit prej mjeteve, e cila është përplasur me mjetin tjetër që drejtohej nga I. S., me të cilin udhëtonin dhe L. S., dhe B. S..

Për pasojë ka humbur jetën në vend B. S., ndërsa të tjerët janë nisur për në Spitalin e Traumës, pasi disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë