Ka ndodhur

Aksidenti i rëndë në Shkodër, pas 16-vjeçarit, vdes në spital edhe 14-vjeçari

Nga Gazeta Si- Ka ndërruar jetë edhe i mituri tjetër, i aksidentuar mbrëmjen e kaluar në fshatin Stom-Golem, të Shkodrës.

Së bashku me shokun e tij 16-vjeçar që humbi jetën pas ngjarjes, ata po ata udhëtonin me motor dhe pasi humbën kontrollin e mjetit, janë përplasur me një mur.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Stom Golem”, kur motomjeti doli nga rruga.

Policia njoftoi mbrëmë se 16-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, kurse shoku i tij u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës për mjekim, por për fat të keq ka humbur edhe ai jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë