Ka ndodhur

Aksidenti tragjik i 25-vjeçares në oborrin e banesës, shoferi ishte i droguar

Gazeta Si - Aksidenti tragjik që i mori jetën një 25-vjeçareje këtë të mërkurë në Tiranë, është shkaktuar nga një shofer që ishte i droguar.

Policia arrestoi 40-vjeçarin Saimir Thaçi, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke drejtuar nën efektin e lëndëve narkotike, mjetin tip “Audi”, ka përplasur për vdekje 25-vjeçaren Marjana Sahitajn. E reja është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, por ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Thaçi është vënë në pranga, pasi jo vetëm drejtonte makinën me shpejtësi kur rruga nuk ishte e shtruar me asfalt, por ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësi në momentin kur ka hyrë në oborr. Viktima nuk kishte shumë që ishte martuar, jo më shumë se një muaj.

Mjeti i doli nga kontrolli dhe përplasi portën e një shtëpie private duke përfunduar në oborr dhe përplasi për vdekje 25-vjeçaren.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë