Gazeta Si – Një 33-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor në Tiranë në afërsi të “Pallatit me Shigjeta”, pak pas mesnate.
Sipas asaj që njofton policia, 33-vjeçari ishte duke drejtuar një motor. Ai u përplas me një makinë që drejtohej nga një 24-vjeçar.
Si pasojë e përplasjes, 33-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe nuk u ka mbijetuar dot.
“Më datë 21.10.2022, rreth orës 00.15, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin L. D., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. R., 33 vjeç. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




