Gazeta Si – Një fëmijë rreth 6 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të ditës së sotme (30 gusht 2022).
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Vlorë pranë fshatit Panaja, ku një automjet ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën i mituri.
Sipas informacioneve policore, me automjetin tip Benz që u përfshi në aksident udhëtonte një familje, prindërit dhe dy fëmijët e mitur.
Familja e tij ishte duke udhëtuar nga aeroporti i Rinasit drejt Vlorës, pasi ishin kthyer nga Turqia, ku kishin qenë me pushime. I ati humbi kontrollin duke u përplasur me trafik-ndarësen dhe më pas është përmbysur në rrugë.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën djali 6 vjec i familjes Mithi. Ndërkohë që drejtuesi i automjetit 33 vjecari Andi Mithi së bashku me bashkëshorten Albana dhe të bijën 3 vjeçe, janë dërguar në spitalin e Vlorës ku ndodhen në gjendje të stabilizuar.
Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë përgjumja në timon por policia po heton ende.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




