Gazeta Si – Një aksident me vdekje ka ndodhur mbfrëmjen e së premtes në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet. Sipas asaj që raporton policia, një i ri rreth 27 vjeç ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte 54-vjeçari S. Xh.
I dëmtuari u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk ka mundur të mbijetojë. Ai ndërroi jetë pak orë pas aksidentit si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e saktë të ngjarjes.
Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit që i mori jetën 54-vjeçarit, duke sjellë edhe njëherë në vëmendje tragjeditë që fshihen pas shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




