Nga Gazeta ‘SI’ – Një aksident i rëndë rrugor u shënua pasditen e sotme në aksin Shkodër-Hani i Hotit, ku një grua humbi jetën.
Policia njoftoi se aksidentin e shkaktoi një slloven, i cili po lëvizte me makinë në këtë segment rrugor, kur përplasi një 68-vjeçare e identifikuar si Prende Lulja.
Për shkak të përplasjes së fortë, e moshuara humbi jetën në vend, ndërsa shoferi nga Sllovenia u arrestua nga policia.
Ai u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar dinamikën e aksidentit tragjik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



