Dy të rinj kanë humbur jetën mëngjesin e së martës në një aksident në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe.
Në vendin e quajtur “Omaraj”, Njësia Administrative Gruemirë në Malësinë e Madhe janë përfshirë në aksident, një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin V.N., dhe një mjet tip “Mercedes Benz“ me drejtues shtetasin M.B., me të cilin udhëtonin si pasagjerë shtetasit S.K., 21 vjeç, dhe shtetasi E.D., 20 vjeç.
Automjetet e përfshira në aksident po udhëtonin me drejtimin Koplik-Shkodër. Drejtuesi i automjetit “Mercedes”, pasi ka humbur kontrollin e mjetit, është përplasur me kolonën e një muri rrethues.
Si pasojë e kësaj përplasjeje, ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi S.K., ndërsa shtetasi E.D. ndërroi jetë teksa po transportohej për në spitalin rajonal.
I dëmtuar nga ky aksident ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit “Audi“, i cili ndodhet i shtruar në repartin e kirurgjisë për shkak të dëmtimeve të marra.
Lidhur me këtë ngjarje, SHÇBA njofton se është arrestuar punonjësi i policisë në Malësinë e Madhe, V.N., 53 vjeç, njëri nga drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident, si dhe 19-vjeçari M.B., drejtuesi i mjetit ku udhëtonin viktimat. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.