Nga Gazeta ‘Si’- Dy motra kanë humbur jetën të dielën në mbrëmje pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin Sarandë-Delvinë.
Viktimat janë Ela dhe Rezi Dhimaku nga Delvina, 22 dhe 20 vjeç. Gjithashtu në aksident ka mbetur e plagosur edhe pasagjerja Antonela Zhupa, 24 vjeç e cila është transportuar në spitalin e Sarandës.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15.
Makina tip Lancia e drejtuar nga Ela Dhimaku, është përplasur me një mjet tip Audi, i drejtuar nga 23-vjeçari Kevin Nora.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



