Nga Gazeta ‘Si’- Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës në Kosovë, ku i vdekur ka mbetur Eldion Kelmendi, vëllai i reperit Gjesti.
Sipas mediave kosovare, ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 14:00, kur një makinë u përplas me një mjet tjetër.
Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi aksidentin.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor katër-rrotësh. Nga përplasja humbi jetën Kelmendi në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër – me inicialet K.B. – është dërguar me urgjencë në spitalin e Pejës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se ai po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



