Ka ndodhur

Aksident tragjik në Lezhë–Shkodër, humb jetën një turist i huaj në motor

Nga Gazeta ‘Si’- Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër.

Një turist i huaj, i cili po udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një automjet tjetër që po ecte në drejtim të kundërt.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në vend, pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të ekipeve të emergjencës për ta shpëtuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë