Dy gra nga Shqipëria humbën tragjikisht jetën sot në një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë.
Viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elisabeta Katiaj, kjo e fundit është e njohur në mediat shqiptare si eksperte e ekonomisë.
Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni, ku për fat të keq, të dyja gratë humbën jetën. Ndërkohë, shoferi i kamionit ka pësuar lëndime dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sipas informacionit të dhënë nga autoritetet shëndetësore.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas zëdhënësit Baki Kelani, aksidenti ndodhi sot rreth orës 07:40, në kilometrin e 26-të të autostradës “Ibrahim Rugova”. “Në këtë ngjarje ishin të përfshira një makinë me targa shaiptare dhe një kamion me targa kosovare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




